‘Zbythet’ qeveria/ Nikolla lakun në fyt! Anulohen tarifat, por studentat i kthejnë përgjigjen menjëherë

696
0

Prostesta madhështore studentore vazhdon jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit me një pjesëmarrje masive nga studentë të të gjitha fakulteteve.

Sot është dita e dytë e protestës ku studentët kërkojnë uljen e tarifave shkollore apo përgjysmimin e tyre, përmirësimin e kushteve në konvikte dhe heqjen e tarifës për kreditet e provimeve të mbartura.

Reagimi i parë i ministres së Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla ka mbërritur.

Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur se do të anulojë vendimin për provimet e mbartura, shfuqizimin e pikës 4 të VKM nr. 288 për tarifat.

Ajo tha:

Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës.”

Por studentet kane reaguar menjehere duke refuzuar Ministren qe plotesoi vetem njeren nga kerkesat. Studentat kerkojne plotesimin e te gjithe kerkesave, ose protestat nuk do ndalojne.