Zbulohet pasuria që Berlusconi u la ne testament 5 fëmijëve të tij

392
0

5 fëmijët e Silvio Berlusconit kanë pranuar testamentin e babait të tyre, si pasojë kontrollin e një perandorie me vlerë të madhe për fëmijët e tij Marina dhe Pier Silvio.

Pasuria e Berlusconit kapte vlerën pesë miliardë, madje aludohet për një shifër ende më të lartë. Që nga vdekja e ish-kryeminstrit italian më 12 qershor, avokatët kanë punuar për të sqaruar shumë aspekte dhe vlera të trashëgimisë së madhe: pranimi, në vilën ‘historike’ San Martino në Arcore, do të jetë i plotë, domethënë pa përfitim nga inventari.

Ajo që Berlusconi u la fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi mund të llogaritet në mbi pesë miliardë duke përfshirë kompanitë e listuara, investime të mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me 2.8 miliardë kapitalizim tregu të filialeve të tij, i cili bëhet gati katër miliardë nëse marrim parasysh edhe aksionet që zotëron në grupe të tjera, konkretisht Ei Toëers dhe Prosieben.

Asetet e pasurive të paluajtshme vlerësohen në rreth 700 milionë, të përqendruara kryesisht në zotërimin Dolcedrago, plus likuiditet.