Zbulohet skandal i madh në Itali. Përgjonin qytetarët në dhomat e gjumit e tualete dhe shisnin videot, arrestohen dhjetëra persona

1071
0

Një skandal i vërtetë u zbulua në Itali. Dhjetëra persona kanë rënë në prangat e policisë pas një skandali të madh të përgjimit me kamerat e sigurisë.

“La Stampa” raporton se është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari në disa zona të Italicë, të cilët spiunonin mijëra qytetarë përmes kamerave të sigurisë. Ata kishin arritur të hakonin sistemin e kamerave në ambiente të ndryshme, si zyra mjekësh, dhoma hoteli, madje dhe në shtëpi private në dhoma gjumi e tualete. Pasi i siguronin këto filmime, ata i shisnin në internet për 20 euro.

Sipas policisë, ata kishin siguruar deri më tani rreth 2 mijë klientë, që kishin paguar për tu abonuar në faqen private të hapur online, ku mundtë shihnin në çdo moment pamjet e vjedhura.

Të gjithë personat e përfshirë në bandë kishin njohuri shumë të mira në shkencat kompjuterike dhe kishin arritur të thyenin sigurinë e mijëra kamerave të sigurisë në Milano, Romë, Caserta, Treviso, Rimini, Ragusa, Sanremo, Pisa, Maranello (Bologna) dhe Ovada (Alessandria).

Personat e arrestuar akuzohen për shkeljen e privatësisë. dhe per akuza te tjera

Policia sekuestroi dhe 10 telefona inteligjentë, 5 laptopë dhe 12 hard disqe cloud, me një kapacitet total memorie prej mbi 50 Terabajt. Gjithashtu u sekuestruan të gjitha llogaritë sociale të përdorura nga të dyshuarit dhe disa mijëra euro (edhe në kriptovaluta).