Zbulohet shifra, ja sa do jetë shpërblimi i fundvitit për pensionistët

595
0

Sërish thërrime për pensionistët. Në komisionin parlamentar për ekonominë e financat është shqyrtuar sot akti normativ për buxhetin e 2018 ku ka raportuar Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj.

Ndërsa foli për ekonominë deri në këtë periudhë të vitit duke dhënë shifra, Ahmetaj ka dhënë edhe shifrën e shpërblimit për pensionistët.

Ministri Ahmetaj tha se këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete duke njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.