Zbulohet misteri i satelitëve mbrëmjen e djeshme mbi qiellin shqiptar

Qytetarët zones se Elbasanit, Korçës, Beratit dhe disa qyteteve të tjera të Shqipërisë mbrëmjen e djeshme ishin më sytë nga qielli, për shkak të disa objekteve fluturuese që lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pa prodhuar as zhurmën më të vogël. Pas disa minutave objektet u zhdukën papritur.

Por çfarë ishin?

Gjithçka bën fjalë për “trenin” e satelitëve Starlink të lëshuar nga kompania e Elon Musk, “SpaceX”. Satelitët lëshohen në orbitë në mënyrë që të sigurojnë internet edhe në zonat më të izoluara rreth e qark botës.

Starlink që duken në qiell si yje të vegjël që fluturojnë u panë edhe në Greqi dhe vende të tjera, ndërsa mbajnë të gjithë një vijë të drejtë, si një tren.

Projekti që synon të krijojë një konstelacion satelitësh, ka për qëllim të përfundojë në 2027 dhe të mbulojë Tokën me një internet të shpejtësisë së lartë dhe akses të thjeshtëzuar.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.