Një episod i shkujdesur është zhvilluar para nisjes së emisionit mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëdhënses së Berishës, Erla Mëhilli.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një video në Tik-Tok se është kushëri me Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Sali Berishës.
Kreu i qeverisë ka ndarë me publikun disa nga momentet në “prapaskenë” që ka filmuar një natë më parë, para se të niste emisioni “Now”.
Ishte fillimisht gazetarja që i kujtoi Ramës se ishin kushërinj, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet teksa kryeministri bën make-up dhe vendos mikrofonin.
“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”,- dëgjohet të thotë Mëhilli.
“Unë të kam por…”- ia kthen Rama.
“Edi Rama përballë personazhit të librit,”- shton gazetarja më tej.