Zbulohet lëvizja e papritur e SHBA, ja cfare dodh 2 ditë para mbledhjes së Kuvendit nga Sali Berisha.

130
0

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, pritet që më datën 9 dhjetor të vizitojë Shqipërinë.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kjo vizitë e tij vjen vetëm 2 ditë para mbledhjes së Kuvendit nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se disa dit më parë ai përmes një reagimi i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

 Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.