Zbulohet lëvizja e fundit e Sander Lleshajt, kërkon atë që s’është bërë asnjëherë më parë në polici

1304
0

Një lëvizje e re nga ministri i Brendshëm i zgjedhur prej Kryeministrit Edi Rama.

Lleshaj ka përgatitur ndryshime në ligjin e policisë që japin mundësinë e krijimit të një force elite mbi RENEA-n, por edhe që mundësojnë kalimin e ushtarakeve në Policinë e Shtetit.

Në ndryshimet që propozohen në ligj parashikohet edhe ekuivalentimi i gradave ushtarake me ato policore. Sipas propozimit në letër, një “major” apo “kapiten” me anë të një marrëveshjeje mes ministrit të mbrojtjes dhe atij të brendshëm dhe pasi lirohet, mund të hetojë kriminelët apo ruajë rëndin dhe sigurinë publike.

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, në të cilin herë pas here është ndërhyrë vitet e fundit, pritet t’i kalojnë për shqyrtim këto ditë parlamentit.

Raportohet se një ide tjetër e ministrit Lleshaj është krijimi i një strukture të ngjashme si ajo e RENEA-s për zhvillimin e operacione sekrete dhe speciale ku mund të rekrutohen ushtarake të kualifikuar.

Ndërkohë, këtë të enjte, ministri Lleshaj mbodhi në një takim drejtorët e policive në qarqe në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.