Zbulohet Kukësi i nëndheshëm/ Qyteti i ndërtuar gjatë komunizmit me spitale dhe furra

1487
0

Në kthinën e këtij lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor. Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon, e i fortifikuar për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike.

30 metra nën tokë është Kukësi i nëndheshëm. Shkallët në formë rrethore s’kanë të mbaruar në zbritje. Kryqëzime e tunele si një labirint. Inxhinier Fetiu ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën. Një pjesë e pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë./ Tv Klan