Zbulohet e dashura e Nik Xhelilajt, e shikoni çdo ditë në ekran

801
0

Ka vetëm pak kohë që është përfolur si e dashura e aktorit të njohur shqiptar Nik Xhelilaj, ndonëse nga dy aktorët asgjë nuk është konfirmuar ende. Gokçe Bahadir, aktorja e njohur për rolin e Ojas në serialin “Vrasje të vogla” që transmetohet çdo ditë në Tv Klan, dyshohet të ketë nisur një lidhje me aktorin e njohur shqiptar, që jeton prej disa vitesh në Turqi, ku edhe është bërë pjesë e disa roleve në seriale mjaft të njohura. Mediat turke shkruajnë se çifti, prej pak kohësh frekuentohen bashkë.

Në serialin “Kayip Sehir” (Qyeteti i humbur) Niku dhe Gokçe kanë luajtur së bashku. Gokçe Bahadir luante rolin e Ajsel. Ajo krijon lidhje dyfishe me dy personazhe, njëri prej të cilëve ishte Nik Xhelilaj, i cili luan rolin e Kadir-it. Prej vitit 2012, aktorët i kanë ruajtur marrëdhëniet si kolegë, ndërsa tani, me sa duket, miqësia ka kaluar në një hap tjetër.