Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama gjithnjë mundohet të jetë larg vëmendjes së mediave. Mirëpo, së fundmi është zbuluar edhe detyra e saj më e re.
Linda Rama do të udhëtojë drejt Londrës, për të kryer një mision.
Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.
Lajmin e ka bërë me dije, kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.
“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula, krahas fotos me zonjën Rama, ku bie në sy stili i saj i veçantë.