Zbulohet data zyrtare/ Ja kur nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

602
0

Të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarine Amerikane Dv 2020 dhe për tu zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara, bëhuni gati.

Muajin e ardhshëm nisin aplikimet për lotarinë amerikane. “Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkaq, ambasada jep edhe disa udhëzime për aplikuesit:

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).