Zbulohen 3 super yjet që pritet të hyjnë në Big Brother: Njëra më e mirë se tjetra. Ja emrat

366
0

Pas largimit të Elhaid Cufit, që ishte edhe i eleminuari i parë nga “Big Brother VIP”, ka patur shumë aludime për hyrjen e konkurrentëve të rinj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Dhe në fakt, jo një, por tre vajza super seksi të shoëbizzit shqiptar, secila nga fusha të ndryshme, do të bëhen pjesë e reality-shoët.

E para është Beatrix Ramosaj, emri më i lakuar në mediat rozë, e cila thuhet se nuk është futur më herët në shtëpi, për shkak të infektimit me Covid-19. Mirëpo, vetë ajo ka treguar në Instagram-in e saj se tanimë ajo e ka kaluar virusin, dhe siç shkruan Kryefjala.com, do të hyjë nesër në këtë reality-shoë. Pak ditë më parë, vetë këngëtarja u duk se konfirmoi pjesëmarrjen kur postoi një foto me vëllain, Alban Ramosaj, ku shprehej se i mungonte e do t’i mungonte edhe më shumë.

Një tjetër personazh që do të bëhet pjesë e këtij reality-shoë nesër mbrëma është blogerja nga Durrësi, Sara Berisha, siç shkruan Kryefjala.com. Ajo njihet për stilin e saj unik, dhe është një nga më të ndjekurat në Instagram në vendin tonë.

Burime për News 31 kanë treguar se shtëpisë do t’i bashkohet edhe moderatorja Einxhel Shkira. Para disa kohësh ajo vetë tregoi do të shpërngulej për të jetuar në Afrikë, por më pas u kthye për pushime në Shqipëri, e që atëherë nuk është larguar më. Ndaj, mbase “Big Brother” ka qenë arsyeja që e ka mbajtur Einxhelin në Shqipëri.

Ndaj, ne na mbetet të presim spektaklin për të parë vajzat t’i bashkëngjiten aventurës për të konkurruar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.