“Zbulimi më i rëndësishëm i viteve të fundit”, Ministrja Margariti jep lajmin e mirë: Një tjetër aset arkeologjik i shtohet Durrësit

46
0

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë me dije se një tjetër aset arkeologjik i është shtuar qytetit të Durrësit.

Gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit.

Sipas ministres ky zbulim është një nga më të rëndësishmit gjatë viteve të fundit i cili hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë.

“Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit!

Gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës “Eftali Koçi” zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit.

Këto zbulime na çuan në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun.

Ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë.

Të dhëna këto deri tani sporadike”, shkruan ministrja.