I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar.
Është zbardhur ditën e sotme për mediat dëshmia e Amarildo Meta, djali i Pëllumb Metës, i cili ishte i pari nga fëmijët e viktimës që foli para togave të zeza.
Bëhet me dije se i riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar. Pas kësaj Amarildo Meta kishte marr vesh për ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur.
“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha; se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona.”, tha Amarildo.