Zarf i dyshimtë në banesën e djalit të Trump! E hap bashkëshortja dhe përfundon në spital

625
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtëpinë e bardhë ditën e sotme. Në banesën e djalit të Donald Trump, u dërgua një zarf i cili përmbante brenda pluhur të bardhë të cilin e hapi bashkëshortja e Trump Junior, Vanesa.

Zarfi ishte dërguar në adresën e Trump Junior. Bashkëshortja e tij Vanesa është dërguar menjëherë në spital, pasi ka qenë e para që ka rënë në kontakt me pluhurin e bardhë që kishte brenda në zarf.

Zarfi dyshohet se mund të jetë lëndë helmuese, kjo është dhe arsyeja se përse Vanesa u dërgua menjëherë në spital, ku po i nënshtrohet të gjitha analizave.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.