“Zagar njeri” Po fliste per gjendjen e mjerueshme te popullit, deputeti i PS zgerdhihet ne studio. Analisti i pervishet keq

61
0

Çelja e negocitave dhe problematikat me t cilat vendi ynë po përballet ka qenë molla e sherrit mbrëmjen e djeshme mes panelistëve në emisionin “Open”.

Analisti Fitim Zekthi dhe deputeti i Partisë Socliaste, Etjen Xhafaj, janë përplasur me njëri-tjetrin në mes të emisioni.

Ka qenë Zekthi ai i cili e ka kauzuar Xhafajn se po bën cinizma duke mbrojtur qeverinë e Edi Ramës, në një kohë kur sipas tij duhet të ulin kokën para popullit që i ka votuar.

Debati ka agravuar deri në atë pikë ku analisti e ofendoi deputetin duke e quajtur “zagar”.

Pjesë nga debati:

Zekthi: Kriza është që bëjmë politikë për gjithçka, edhe Kosova edhe marrëdhëniet me Greqinë me BE janë pjesë e politikës dhe interesave të partive.

Kemi një politikë epshore.

Nuk them se nuk e duan integrimin por duan më shumë interesin e tyre personale dhe nëse bie ndesh nuk pyesim.

Rama tha lam kockat për të futur Shqipërinë në BE kurse PD la kockat për të kundërtën.

Sado të fshehim të vërtetën, partitë në Shqipëri, përderisa këtu nuk shpërndahet pasuria

Xhafaj: (qesh)

Zekthi: Ti mund të jesh një zagar njeri që vepron kështu mos bëj cinizma. Mos qesh se jam njeri serioz, lere cinizmin.

Xhafaj: Mos qesh unë se do ti? Nuk kalohet në ofendime personale. Paske ardhur me objektiv të caktuar, nëse nuk mban dot shpërthimet…

Zekthi: Nuk i përballoj dot personat që sillet kush është si i dehur në studio. Nuk fyej njeri.