Skip to content

Ylli Ndroqi bën blerjen e madhe, ‘rrëmben’ për Ora News dy moderatorët e njohur

    Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy prezantuesit e njohur Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu do të moderojnë një emision mëngjesi në ‘Ora News’.

    Por vetëm pak orë më parë, ka qenë Kelvi, ai që e ka konfirmuar lajmin zyrtarisht.

    Moderatori ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet në zyrën e pronarit të televizionit Ylli Ndroqi duke firmosur kontratën së bashku me kolegen e tij, Arjolën.

    ‘Jam i gëzuar t’ju informoj (nga burime të sigurta ) se do të shihemi në shtator tek rtvora. Mëngjeset do të jenë ndryshe me mua dhe @arjola_shehu | #bashkimibenfuqine ‘, shkruan ai.