Ylli i Tik Tok, Khaby Lame merr nënshtetësinë italiane

168
0

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Khaby Lame, ka marrë nënshtetësinë italiane pas shumë vitesh.

22-vjeçari, i cili numëron 148 milionë ndjekës në rrjetin social, ka marrë shtetësinë italiane këtë të mërkurë, në Chivasso, një komunë e Torinos në Itali.

Lame u zhvendos në Itali nga Senegali që kur ishte foshnje por për shkak të rregullave të ashpra italiane vetëm tani mund të marrë nënshtetësinë e vendit.

Sipas ligjeve italiane, fëmijët të cilët janë të lindur nga prindër të huaj por që jetojnë në Itali, mund të aplikojnë për nënshtetësi në moshën 18-vjeçare, një ligj që kritikohet shumë duke u quajtur diskriminues kundrejt mijëra fëmijëve të cilët janë kulturalisht italian por i mohohet nënshtësia.

Zyra e Chivasso-s i organizoi një ceremoni të vogël intime, influencuesit. I pyetur se si ndihej tani që ai ishte zyrtarisht një qytetar italian, Lame u shpreh se, “Nuk është se përpara unë nuk ndihesha italian, kështu që për mua ka ndryshuar shumë pak, përveç faktit që tani mund të quhem një italian me letra.”