Ajo është një nga këngëtaret më të preferuara në Shqipëri gjithashtu dhe nga shqiptarët që jetojnë jashët. Çdo javë ajo kondon nepër koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku ka shumë fansa të cilët e mbështesin.
Së fundmi, Xhensila ka dhënë një lajm të papritur për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja ka zbuluar se nuk do të ishte e pranishme në një prej koncerteve të saj jashtë vendit, që duhet ta realizonte dje.
Duke i kërkuar falje fansave për mosprezencën e saj atje, Xhensila ka postuar një foto në Instagram ku zbulon arsyen.
Me sa duket këngëtares i kanë refuzuar vizen e punës në ambasadën gjermane pasi koncerti do të mbahej në një club në një qytet të Gjermanisë.
‘U kërkoj ndjesë të gjithëve që në pamundësi për të qënë sonte pranë jush për shkak të problemit të vizës së punës, ju premtoj që shumë shpejt do jemi në një datë tjetër shumë të afërt bashkë. Me shumë keqardhje dhe dashuri Xhensila’, shkruan këngëtarja duke zhgënyer shumë fansa.