Pjesë e kuriozitetit të Erion Isait, e sigurisht edhe publikut nga shtëpitë, ishte edhe takimi i parë i Xhensilës me gjyshen e Besit, Ijen, e cila tashmë njihet si Ija e Besit. Kështu nuk kishte si të mungonte një pyetje mbi këtë temë as këtë të diel në rubrikën “BE coffee”, ku e ftuar ishte Xhensila Myrtezaj.
Erion Isai: Si ishte përballja e parë me Ijen Xheni?
Xhensila Myrtezaj: O ç’më ke kujtuar. O Zot. Unë asaj kohe kam qenë relativisht e vogël, mund të them edhe minorene, kështu që nuk i kemi pas hapat e konsoliduar. Kemi qenë thjeshtë shokë. Besi më thotë, Xhensila do shkojmë të takojmë pak gjyshen time Ijen? Ok, i them unë, ishim thjeshtë shokë asaj kohe.
Bes Kallaku: Ka një detaj të bukur. Unë marr Ijen dhe i them do sjell Xhensilën, se e dine Ija që shoqërohesha me të. Po të lutem, i thashë, mos i thuaj asnjë gjë asnjë njeriu. Dua të jesh vetëm ti ke shtëpia, as komshinjve askujt i thashë, se do vij me nusen e jetës.
Xhensila Myrtezaj: Futem në Bubq dhe aq napa të bardha të mbledhura bashkë ndonjëherë nuk kisha parë kurrë. Të gjithë plakat e Bupqit ishin mbledh aty. I thashë Besit se mos ka ndonjë vaki a gjë? Sa afroheshim më shumë, aq më shumë njerëz.
Bes Kallaku: Kishte thirr krejt katundin Ija o vëlla. I thashë, ça ke bo mi Ije? Kanë ardh rastësisht, më tha. Dhe sa ka hy Xhensila në derë, u çuan plakat? “E hyni nusja në oborr…”
Xhensila Myrtezaj: Aty u konsolidua marrëdhënia jonë. /tvklan.al