Xhensila Myrtezaj prezanton për herë të parë babain e saj

1020
0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj Bes Kallaku duket se kanë krijuar një sfidë të re në Instagram. Ata kanë treguar se si dukeshin kur ishin fëmijë dhe kanë ftuar çiftet të bëhen pjesë duke postuar foto të tyre dhe partnerëve kur ishin të vegjël.

Veç kësaj Xhensila ka prezantuar fansat me babain e saj, të cilin deri më tani nuk e kishim parë ndonjëherë. E kundërta ka ndodhur me nënën dhe me motrën e saj.  Ajo ka postuar një foto të vjetër në të cilën shfaqen e ëma shtatzënë, babai, gjyshja dhe gjyshi. Siç sqaron këngëtarja kishte mbetur vetëm një muaj që ajo të vinte në jetë.