Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për arsyen e divorcit: E mora unë vendimin, nuk shikoja asnjë..

Nuk ka zgjedhur as të flasë, as të viktimizohet dhe as të hedhë baltë mbi një histori të gjatë dashurie që tashmë ajo dhe Besi e kanë lënë pas. Por erdhi momenti që ajo të flasë edhe për publikun që jo vetëm e ka mbështetur, por edhe e ka ndjekur hap pas hapi rrugëtimin e saj artistik dhe personal.

Xhensila Myrtezaj ishte sonte e ftuar në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin dhe foli për herë të parë për vendimin më të vështirë që ka marrë në jetë.

E pyetur për arsyen e divorcit të bujshëm, Xhensila tha se kishte disa vite që ajo dhe Besi kishin kriza në martesë, por ende nuk e kishin marrë një vendim nëse do të qëndronin bashkë apo të ndarë. Derisa, ajo kuptoi se nuk po funksiononte dhe se martesa nuk mund të vazhdonte nëse lufton për këtë raport vetëm njëra palë. Kështu që, një ditë, ajo mori vendimin për divorcin:

“Më duhej mua ta bëja si hap, pasi nuk shikoja asnjë rrugëzgjidhje tjetër, asnjë zgjidhje të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd dhe as nuk është diçka që e parashikon të ndodhë apo e dëshiron. Disa hapa, sado të vështira të jenë në jetë, duhet gjetur forca për t’i marrë. Forcën unë e gjeta te fëmijët e mia, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen…”

Xhensila shtoi më tej se ka kaluar një vit të vështirë, sfidues, madje edhe ka kërkuar ndihmë për gjendjen e rënduar psikologjike. Derisa gjeti forcën për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar…

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.