Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar sot në “BE Coffee”, ku ka zbuluar shumë të pathëna për marrëdhënien e saj me Besin dhe vogëlushen e tyre Ajka.
E pyetur nëse ka ndonjë gjë që e besdis tek Besi, Xhensila u shpreh se janë shumë gjëra që e besdisin dhe një ndër to është fakti që ai i shtyn gjërat për më vonë.
“Besi ka një fjalë që më nxihet jeta sa herë e përdor: 1 sek. Ai 1 sekondi zgjat 24 orë. 1 sekondë për gjithçka. Besi duhet t’i ndërrojmë vajzës pelenën: 1 sek. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, i vjen rradha pelenës tjetër, prapë: 1 sek. Duhet të ndërrojmë qumështin e vajzës ose Besi më duhet patjetër kjo gjë tani, ai prapë: 1 sek”, tregoi Xhensila.