«Xhemi Shehu është engjëlli im», Antoneta tregon si ndryshoi jeta e saj pasi moderatorja vuri dorën në zemër për të

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e djeshme historinë e një nëne, e cila kishte kaluar një kalvar vuajtjesh gjatë gjithë jetës së saj. Ishte pikërisht historia e Antonetës, nënës së tre vajzave, e cila kur kishte qenë e re ishte martuar me mblesëri me dikë që e kishte takuar vetëm një herë. Vështirësitë ekonomike e kishin shtyrë bashkëshortin e saj që të emigronte në Greqi dhe pikërisht në këtë moment kishin nisur problemet në familjen e tyre. Ai nuk ishte kujdesur për Antonetën dhe vajzat, madje shpeshherë i dhunonte ato. Kjo si pasojë e varfërisë ekstreme dhe problemeve që bashkëshorti i saj kishte me alkoolin.

E rrethuar nga varfëria dhe dhuna e vazhdueshme, Antoneta kishte vendosur që të divorcohej. Pas divorcit ajo nuk kishte pasur mundësinë që të kujdesej për vajzat, prandaj dy prej tyre i kishte dërguar në jetimore. Pas katër vitesh i rimori vajzat, por sërish ishte në gjendje të vështirë ekonomike, madje sanitarja e Top Channel kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

“Një ditë isha në ashensor me Xhemin. Isha e sëmurë dhe me temperaturë. Xhemi më tha: Pse nuk vizitohesh? Nuk kam i thashë, s’e përballoj dot”, rrëfeu Antoneta.

Në vijim Arbana tha: “Sapo doli nga ashensori, Xhemi më telefonoi mua dhe më tha: Ç`mund të bëjmë për këtë zonjë? Unë me thënë të drejtën nuk të njihja.” Ndërkohë me ndërmjetësimin e emisionit, u bë e mundur që Antonetës t’i ndryshonte jeta. Drejtori i një kompanie pijesh energjike, i premtoi asaj se pas një muaji do të ketë në duar çelësin e një shtëpie të re.

- Advertisement -

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

“Me erdhi qumeshti i gjirit, ku ta çoj” shkelma barkut që të vriste fëmijën, rast makabër në Bulqizë, 23 vjeçarja rrëfen tmerrin..

Ne emisionin Stop, u ndalen në rastin makabër të një vajze 23 vjecare nga Bulqiza, e cila sipas dëshmisë së saj, është dhunuar nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.