Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet..

531
0

Defrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ky i fundit fadromist në kompaninë 3R të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar xhaxhai i 17-vjeçarit, Lush Gjoklaj, i cili nuk ka kursyer paralajmërimet edhe në drejtim të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Në studion e Faxnews, ai tha se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet, ndërsa shtoi se çështja është mbyllur me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.


“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa i mbjellë unë mbi të.

Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u paguar ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll”, tha Gjoklaj .