Xhaka e Shaqiri çmendën serbët me shqiponjën, reagon Armand Duka: Qesharake dhe primitive..

640
0

Festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjë pas dy golave spektakolarë në ndeshjen Serbi-Zvicër, ka sjellë polemika të shumta. FIFA ka hapur proçedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve shqiptarë për shkak se ky gjest u quajt provokim.

Lidhur me këtë ka reaguar sot me një status në Facebook presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehet se shqiponja nuk duhet të shqetësojë askënd pasi ky simbol nuk është i ndaluar në asnjë vend të botës.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!”, shkruan Duka.