“Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen Kryeministrit”

558
0

Analisti Lorenc Vangjeli deklaron se ndalimi në Itali i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është i vërtetë.

Vangjeli tha se në emisionin ‘Opinion’ se një grup trafikantësh prej disa personave, mes tyre edhe shqiptarë, janë arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Ai tregoi se është ndaluar edhe i vëllai i ministrit Xhafaj, Agroni, i cili ka qendruar prej një periudhë një mujore në paraburgim në Itali, por që është liruar pa dalë në gjykatë.

Sipas tij, në të njëjtën kohë, me 20 mars të vitit 2002, Fatmir Xhafaj me detyrën e ministrit të Turizmit dhe Rregullimit të Territorit i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit të kohës.

Por ai tha se ka qenë një dorëheqje e mbajtur pezull nga kryeministri deri në momentin kur ai kërkoi shpjegime nga pala italiane në lidhje me çështjen në fjalë.