Çfarë bëhet kështu? Wizz anulon 3 fluturime për Itali, kaos mes qindra udhëtarëve

1401
0

Tre fluturime të linjës ajrore Wizz Air nga Tirana janë anuluar papritur. Fluturimet që ishin parashikuar për në Milano Malpensa, Bologna, dhe Bari kanë krijuar kaos dhe shqetësim mes udhëtarëve.

Një qytetar shprehu indinjatën dhe frustrimin e tij: Tre aviona të anuluar në Rinas – Milano Malpensa, Bologna, Bari me Wizz Air dhe të gjithë pasagjerët lihen në mëshirën e fatit pa hotel, pa informacion të saktë. Çfarë bëhet kështu? Ju lutem ngrijeni si problem se po na bëjnë të dalim nga vetja!”

Pasagjerët raportojnë se nuk kanë marrë asnjë informacion të qartë lidhur me arsyet e anulimit të fluturimeve apo kohën e mundshme të rinisjes.

Wizz Air ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë situatë, ndërsa pasagjerët mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre.