Wizz Air heq edhe 2 destinacione të tjera nga Tirana drejt vendeve të BE

12830
0

Kompania hungareze e fluturimeve Wizz Air ka hequr edhe dy destinacione të tjera nga Tirana drejt vendeve të BE dhe anasjelltas.

Aktualisht nuk funksionon më linja Tiranë-Selanik-Tiranë. Ajo ishte vënë në funksion vetëm pak muaj më parë, në gusht.

Edhe një tjetër linjë është hequr, është ajo nga Tirana në Sofie, Bullgari e cila duket se nuk u pa kurrë të funksiononte për qytetarët e dy vendeve.

Më herët ishte hequr linja e fluturimit nga Tirana në Hania të Greqisë (ishulli Kretë).

Po ashtu është hequr destinacioni i Maltës.

E gjithashtu është mbyllut edhe opsioni i ffluturimeve për dhe nga Palermo.

Tatëpjeta me destinacionet që po mbyllen vazhdimisht vjen ndërsa qytetarët shqiptarë çdo ditë e më shumë po ankohen për këtë kompani duke denoncuar në rrjete sociale dhe biseda mes tyre, vonesa të shumta, shërbim të nivelit të ulët në disa raste, mungesë profesionalizmi në sjelljen e stjuardesëve/ave, etj.

Kompania njihet si low cost. Megjithatë shumë njerëz kanë parë çmime goxha të larta që shpesh kompania aplikon për destinacione të caktuara. Po ashtu për disa shihet e papranueshme blerja e vendeve në avion dhe gjërave bazike si uji.