Wizz Air anulon mbi 6 fluturime nga Rinasi, qindra pasagjerë mbeten në aeroport pa udhëzime

Qindra pasagjerë mbeten në aeroport pa udhëzime

6 fluturime janë anuluar këtë të martë nga kompania ajrore Wizz Air. Pasagjerët kanë mbetur në Aeroportin e Rinasit për disa orë me radhë, pa marrë asnjë shpjegim.

“Që në orën 4 këtu. U anulua i pari, na thanë për në Holandë, u kthyem në Holandë, tani ku të vemi? Rrugëve… vijmë dhe nga Skrapari”, thotë një qytetar.

-Çfarë ju kanë thënë?

“Rri këtu më thotë mua ajo, të vijë autobusi, t’ju çojë në hotel thotë”, shton ai.

Asnjë shpjegim nuk na dhanë. U anulua dhe kaq, thjeshtë”, shprehet një qytetare.

“Unë po pres të iki dhe është anuluar. Po iki me avion të dytë tani”, thotë një tjetër qytetar.

-Sa orë keni që prisni?

“E patëm në 7 e gjysmë të parin, i bie do nisemi në orën 5”, shton ai.

Përballë kësaj situate pasagjerët janë të paqartë se kur do e kenë fluturimin e radhës.

-Nuk jeni në dijeni se kur do niseni?

“Hiç fare. (Më thonë) në online. Do paguaj ndonjë se unë nuk di as online”, shton qytetari.

Jo vetëm në Rinas, por avionët e Wizz Air kanë lënë edhe në aeroportet e vendeve të tjera qindra qytetarë që kishin prerë biletat për të udhëtuar drejt Tiranës.

Në Rinas janë anuluar fluturimet e Dortmundit, Bergamos, Londrës, Katanias, Eind’hovenit, Bove’.

Por probleme ka pasur edhe në linjat që kanë qenë operative, pasi shumë prej tyre kanë pasur vonesa të gjata.

-Ju pritët në aeroport?

“Në aeroportin e Trevizos”.

-Ju dhanë një arsye?

“Asnjë komunikim”.

“Vetëm do prisni. Gjithmonë ne shqiptarët kështu presim, i thashë unë. Nuk e di kur do zgjidhet kjo çështje, i thashë”.

-Ju erdhët nga Italia?

“Po”.

-Sa pritët atje?

“1 orë e gjysmë”.

-Çfarë ju thanë, përse kishte vonesa?

“As nuk jepte shpjegim njeri fare, nuk dimë gjë thonin”.

“Ku merret vesh këtu. Kush merr vesh i pari të dytin këtu”.

Pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë e fluturimeve Wizz Air po përballen prej kohësh me anulime dhe vonesa.

Tv Klan

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.