WhatsApp vjen me disa risi të mëdha dhe argëtuese

WhatsApp vazhdon të përmirësohet për të rritur ndërveprimet midis përdoruesve. Një nga risitë më të fundit është mundësia për të vendosur “Like” në një status. Kjo lejon që të shprehni përkrahjen ose miratimin për atë që dikush ka publikuar, ndërsa preferencat mbeten private dhe nuk tregohen publikisht, duke u shfaqur vetëm në listën e shikimeve. Për më tepër, tani mund të përmendni deri në pesë kontakte në një status, pa u shfaqur emrat e tyre për të tjerët; ata që janë përmendur do të marrin një njoftim dhe do të kenë mundësinë ta rishpërndajnë përmbajtjen.

Përveç kësaj, ka edhe risi për video-calls. WhatsApp ka lansuar 10 filtra dhe 10 sfondet të reja për t’i bërë video-calls më argëtuese dhe personale. Përdoruesit do të mund të shtojnë ngjyra ose efekte artistike dhe nëse dëshirojnë ta ruajnë privatësinë e ambientit përreth, do të kenë mundësinë të “teleportohen” virtualisht në një bar elegant, një plazh, ose një dhomë të rehatshme. Që të aksesoni koleksionin e sfondit dhe filtrave mjafton të prekeni ikonën e efekteve që shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit. Po ashtu, do të ketë opsione për përmirësimin e pamjes dhe ndriçimit, që do t’u japin përdoruesve më shumë komoditet.

Një tjetër risi është ardhja e asistentit AI të Microsoft, Copilot, në WhatsApp. Ky chatbot, i ngjashëm me ChatGPT, përdor inteligjencën artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve, për të shkruar tekste, për të bërë përmbledhje ose përkthime, dhe për të krijuar imazhe nga mesazhe të thjeshta. Përdoruesit mund të aksesojnë Copilot duke skanuar kodin QR të publikuar në faqen zyrtare, që do t’i drejtojë ata automatikisht në një bisedë WhatsApp me asistentin AI. Pas pranimit të kushteve të shërbimit, ata mund të fillojnë të bisedojnë me asistentin virtual si një kontakt i zakonshëm në WhatsApp.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.