Vritet me armë zjarri futbollisti 19-vjeçar në Itali

Një i ri 19-vjeçar në Itali ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë një mosmarrëveshjeje mes grupeve të të rinjve.

Sipas mediave të huaja, mësohet se tragjedia ka ndodhur në San Sebastiano al Vesuvio rreth orës 00.40, në Piazza Raffaele Capasso, përballë selisë së Bashkisë.

Sipas rikonstruksionit të parë të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka nisi nga një sherr banal, por situata u acarua.

Një plumb goditi në gjoks Santo Romano, një person pa precendentë penal nga Volla, futbollist i Micrit, skuadra që luan në Eccellenza.

I riu vdiq pak pasi mbërriti në urgjencën e spitalit del Mare në Napoli, ku kishte shkuar me mjetin e tij. Një tjetër 19-vjeçar napolitan, Salvatore Spagnoli, shok i viktimës dhe gjithashtu pa precedentë penalë, mbeti i plagosur në bërryl dhe u dërgua në spital me dëmtime jashtë rrezikut për jetën. Gjatë debatit Salvatore u fut për të ndarë Santon dhe autorin e krimit.

Karabinierët nga stacioni San Sebastiano al Vesuvio dhe seksioni operacional i Torre del Greco shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Kjo ishte një tjetër tragjedi e ndodhur një ditë pas funeralit të Emanuele Tufano, 15-vjeçarit të vrarë në Napoli, në qendër të Corso Umberto, javën e kaluar, gjatë një shkëmbimi zjarri mes bandave të të rinjve.

- Advertisement -

Ndryhon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet...

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.