Vritet biznesmeni shqiptar në Itali, e gjejnë të pajetë brenda kompanisë së tij

198
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mbrëmjen e së martës, sipërmarrësi 52-vjeçar Artan Kaja, me origjinë shqiptare, u gjet i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata.

Fillimisht, vdekja e tij u konsiderua si pasojë e shkaqeve natyrale, por hetimet zbuluan se ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Policia italiane ka arrestuar pasditen e sotme një të dyshuar për krimin. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të viktimës, ndërsa arma e vrasjes ende nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor për kompaninë Smurfit. Trupi i tij u gjet nga gruaja, e cila e alarmuar nga mungesa e kthimit të tij në shtëpi, shkoi ta kërkonte në vendin e punës.

Fillimisht, autoritetet dyshuan për një vdekje natyrale, por hetimet kanë marrë një kthesë dramatike pas zbulimeve të reja. Karabinierët e njësisë hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.