Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, gjykata greke dergon ne shtëpi 50-vjeçarin shqiptar, 3 vajzat shperthejne ne lot…

2369
0

Gjykata e Volos në Greqi ka liruar nga qelia 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij të mitur.

Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin. Tre vajzat e tij që ishin të pranishme në seancë, shpërthyen në lot kur trupa gjykuese dha vendimin.

Shqiptari mbrohet nga avokati i njohur grek Alexis Kougias.

“U shkrep arma, 50-vjeçari nuk është kriminel”, tha avokati i tij pas seancës.

Autori Fatmir Talellari u dorëzua vetë në polici ditën e ngjarjes, duke thënë se kishte vrarë kunatin pasi kishte mësuar nga vajza e tij që ishte abuzuar seksualisht nga 33-vjeçari Erjon Pelivani për 9 vite me radhë. E bija tregoi gjithashtu se abuzuesi i saj i kishte bërë shantazh duke i marrë vazhdimisht para me qëllim që mos t’i publikonte foto dhe video intime.

Erjon Pelivani ishte kunati nga gruaja e dytë e Fatmir Talellarit, me të cilën ka një fëmijë së fundmi, ndërsa 3 vajzat e tjera i ka nga martesa e parë me bashkëshorten e ndjerë.