Skip to content

Vrau gruan në sy të fëmijëve, i jep fund jetës në burg 31-vjeçari shqiptar në Itali

    31-vjeçari shqiptar, Lulzim Toçi, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në në burgun e Santa Maria Capua Vetere (Caserta) të Italisë, ku ndodhej për të vuajtur dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Eleanor Toçi.

    Mediat italiane raportojnë se Toçi ndodhej në në njësinë psikiatrike të burgut të San Marinos.

    31-vjeçari vrau veten sot pak pas orës 13:00. Ai vuante nga skizofrenia akute. Ky është rezultati i ekzaminimit mjekësor në burg.

    Vrsaja e bashkëshortes

    Në 9 tetor të vitit të shkuar Lulzim Toçi, vrau gruan e tij brenda në shtëpinë e tyre në San Felice a Cancello para fëmijëve të tyre që ishin atëherë 6 dhe 4 vjeç.

    Pas vrasjes ai shkoi në shtëpinë e vëllait të tij ku kërkoi ta çonte në spital. Kunata e tij duke parë që ai ishte pa bashkëshorten telefonoi në banesën e tyre, dhe aty djali 6-vjeçar i përgjigjet telefonatës dhe i tregon gruas së xaxhait trupin e pajetë të së ëmës.

    Në dëshminë e tij Toçi fillimisht tha se sherri kishet nisur pasi gruaja nuk e kishte lejuar të dilte natën nga banesa, por ëm pas rrëfimi i tij ishte më i ngatërruar.

    Prej asaj kohe ai mbahej i shtruar në psikiatri, aty ke edhe i dha fund jetës ditëne sotme.