Vrau gruan, gjendet i vdekur ish-bashkëshorti Klodiana Vefas, detaje

2492
0

Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur, raportojnë mediat italiane. Ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh , ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës.

Klodiana, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, dyshohet se u qëllua disa herë pas një debati me ish burrin. Ajo vdiq përpara se të transferohej në spital.