Pedagogu amerikan Matthew Janes Wertz 53 vjeç që vrau gruan, dy qentë dhe më pas veten në banesën e tyre në Tiranë, ka lënë pas një letër me shkrim dore.
Kjo letër, që është sekuestruar nga grupi hetimor i Policisë së Tiranës, është e shkruar në gjuhën angleze dhe janë përshkruar veprimet që ai ka ndërmarrë.
Zbardhet edhe përmbajtja e letrës, në të cilën shkruhej: “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”.
Ndërkohë në letër ai ka shkruar edhe për vrasjen e gruas, por edhe në lidhje me disa borxhe që u kishte personave të tjerëve.
Zyrtararisht nga Policia e Tiranës është bërë me dije se krimi ka ndodhur të hënën në banesën e tyre në Laprakë. Pedagogu amerikan ka mbytur me litar gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, dhe më pas me një shkop bejsbolli ka goditur 2 qentë e tyre duke i lënë të vrarë. Trupin e pajetë të gruas dhe 2 qentë e ngordhur i kishte mbuluar me rroba.
Më pas, 53-vjeçari amerikan që punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë, vari veten me litar.