Vrau burrin duke e qelluar 11 here me sepate. Mblidhen 10 mije firma per ta liruar, nena e viktimes: Nuk ia fali..

113786
0

Suzana Zogiani Sekiraqa, nene e dy femijeve, njeri me probleme shendetesore, eshte denuar me 25 vjet burgim per vrasjen e bashkeshortit te saj. Sipas pales mbrojtese procesi i gjykimit ndaj saj nuk ishte i rregullt. Ankesat e saj nuk u moren parasysh. E denimi ishte maksimal.

Suzana  Zogiani-Sekiraqa, e cila akuzohet se vrau burrin e saj në Francë duke e goditur 11 herë me sëpatë eshte derguar per rishqyrtim te gjykimit. Ajo tha ne gjykate se i pranon veprimet e saj por vrasjen nuk e ka bërë me dashje, por ka tentuar ta mbrojë veten.

“Unë i pranoj veprimet e mia, unë ato s’i kom ba prej qejfit, s’i kom ba me dashje, kom dashtë me mbrojtë veten tem, po nuk e pranoj kualifikimin ligjor”, deklaroi e akuzuara.

Palambrojtese i propozoi gjykatës që të akuzuarës t’i caktohet një ekspertizë psikiatrike për observim psikiatrik, për të vërtetuar saktë gjendjen e saj mendore në momentin e kryerjes së veprës penale.

Në anën tjetër, pala e dëmtuar Hyra Sekiraqa- nëna e viktimës, tha se nuk ia falë në rast se e akuzuara lirohet.

“U dënu 25 vjet, tash kjo me këqyr me dalë apet jo, jo nuk ia fali, për ymër e jetë, jo sa t’kam unë ymër”, tha ajo.

Për shkak se në seancën e mbajtur diten e hene nuk kishte të pranishëm dëshmitarë për të proceduar, seanca u ndërpre, ndërsa në të radhës pritet të dëgjohen dëshmitarët.