Vrasja e shqiptarit Dritan Idrizi (Xhepexhiu) në Tavullia të Italisë, të mërkurën e 7 Gushtit, i ka lënë vend hetimeve të organeve ligjzbatuese dhe reagimeve nga palët në konflikt. Ngjarja ndodhi pranë një ndërtese, përgjatë “Via San Giovanni”.
Policia e vendi fqinj ka njoftuar se deri tani ka arrestuar 3 persona të implikuar në përleshje, mes të cilëve edhe autori i dyshuar i ngjarjes.
I arrestuari për vrasjen është një 37-vjeçar, teksa të ndaluar konfirmohen edhe 2 persona të tjerë, që dyshohen të implikuar në krim. I ndaluari është identifikuar si Artur Cerria, me kombësi shqiptare dhe madje sipas mediave të vendit fqinj, edhe i njohur i viktimës njëkohësisht.
I arrestuari dhe ka rrëfyer vrasjen e bashkatdhetarit të tij Dritan Idrizi. Cerria punoi si marangoz dhe më pas hapi një biznes me pakicë në internet. Edhe vetë ai është goditur me çekiç në kokë nga Idrizi dhe ka pësuar lëndime të rënda. Të plagosur mbetën edhe gruaja dhe djali i tij që ndodheshin në vendin e sulmit. Dy arrestimet e tjera të kryera nga Karabinierët e Riccione dhe Pesaro janë një mik 28-vjeçar i viktimës dhe një i afërm i tij.
Tre të arrestuarit, me urdhër të Prokurorisë Publike në Gjykatën e Pesaros, ishin të lidhur me burgun e Pesaros, në pritje të seancës së vlefshmërisë.
Familja e dyshuar ka pretenduar vetëmbrojtjen, duke këmbëngulur se viktima dhe shokët e tij i shkuan të armatosur në banesë dhe i goditën me çekiç në kokë, përfshi edhe gruan. Fataliteti ishte rezultat i një konflikti në vijim mes dy palëve, për çështjen e një borxhi prej 5 mijë euro që autori i kishte viktimës, për punët e kryera në ndërtim, raporton “ilrestodelcarlino.it”.
Dritan Idrizi, banues në Riccione, u godit me thikë tre herë në gjoks, teksa plaga që i mori jetën ishte ajo në zemër. Pavarësisht se u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetonte. Nga përleshja në vendngjarje pati të paktën edhe 3 të plagosur, që po trajtohen, mes tyre edhe gruaja e autorit.
Mediat italiane shkruajnë se ka pasur tension në spital mes familjarëve të viktimës dhe autorit. Ndërsa familjarët e autorit ndodheshin në spital për të parë nga afër të plagosurit, familjarët e viktimës kishin shkuar në morg për të parë trup.
;Hyrja në morgun Riccione ishte “e blinduar me një garnizon ushtarësh”, shkruan media italiane për shkak të tensionit të krijuar mëngjesin e sotëm.