Skip to content

Vrasja e 26 vjecarit shqiptar, arrestohet një shqiptari i dyshuar

    Policia italiane ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit në zonën e Montecalvolit.

    Sipas burimeve zyrtare, i riu ndodhej në automjet së bashku me dy miq kur një SUV iu afrua paralelisht dhe nga brenda tij u qëllua me armë zjarri. Plumbi e goditi viktimën në qafë, duke i shkaktuar vdekjen.

    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm në një lokal në zonën e Capanne, në komunën e Montopoli in Val d’Arno. Hetuesit po verifikojnë nëse mes dy automjeteve ka pasur ndjekje përpara momentit të të shtënave.

    I dyshuari, bashkëkombës i viktimës dhe i njohur më parë për autoritetet, u ndalua nga policia rrugore në autostradën Autostrada A1, në segmentin pranë Arezzo.

    Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të krimit.