Vranësira dhe rënie temperaturash, ja parashikimi i motit për diten e sotme

201
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë C në orët e mëngjesit por edhe mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.

Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur minimalja -4 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 4°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.