Votimi në OKB, reagon ambasada amerikane në Tiranë

899
0

Një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi pro rezolutës që dënonte vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasada amerikane e ka komentuar këtë vendim me një gjuhë tejet diplomatike, duke mos përmendur në asnjë rresht votën e Shqipërisë.

Deklarata e Ambasadës amerikane në Tiranë:

“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen.

Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez”.