Votimet, Topalli akuza kreut të PD-së: I dhurove Ramës të gjitha bashkitë..

870
0

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka dhënë një reagim në përfundim të votimeve që u mbajtën sot në të gjithë vendit.

Në reagimin e saj Topalli “sulmon” kreun e Partisë Demokratike, ku shkruan se Lulzim Basha i dhuroi kryeministrit Edi Rama të gjitha bashkitë.

Sipas saj pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnje pushtet.

“Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. Me urdhërin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhëtuar e fyer,mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshem i historisë së demokracise, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse.

Pas kësaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën. Sot, me moshyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjerën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot cdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë cdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohë që Edi Rama ka marre cdo gjë. Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës,”- shkruan ish-kryetarja e parlamentit.