Vogëlushja pyet të atin: Babi, po sikur ti dhe mami të ndaheni, si do na ndani ne motrave?

938
0

Dje Anna më pyeti: “- Babi, po nëse ti dhe mami ndaheni, kush do mbajë dy vajza dhe kush një?”.

Isha në kuzhinë e po prisja qepët dhe pyetja më erdhi papritur.

Në ç’kuptim, Anna?”, – e pyeta.

Jemi tre motra, tha, motrën e tretë nuk mund ta ndani përgjysmë!”

Më erdhi për të qeshur. Doja t’i përgjigjesha: “Mos u shqetëso, e dashur, mami dhe unë nuk ndahemi kurrë”, – po nuk doja ta gënjeja, sepse e di që çdo marrëdhënie ndryshon çdo ditë dhe gabimi më i madh që mund të bësh ndaj vetes, është pikërisht ai që të mendosh se je i pamposhtur.

Anna, i thashë, nëse do të ndodhë që një ditë unë dhe mami të ndahemi, do t’ju shikojmë të trejave, pak unë dhe pak mami, mos u shqetëso.”

Po te Mrs. Doubtfire babai i shikonte fëmijët vetëm të shtunën”, – më tha.

Anna, ndonjëherë kur prindërit ndahen mund të ngjajnë disa gjëra. Ndoshta nuk janë ndarë mirë dhe grinden. Por unë dhe mami kemi qenë gjithmonë dakord që edhe nëse ndahemi, ju do jeni gjithmonë para gjithçkaje. E kuptove? Gjithmonë”, – i thashë.

Më nguli sytë pa folur.

Babi, – tha papritur, po dashuria mund të mbarojë?”

U mendova një çast para se të përgjigjesha.

Dashuria nuk mbaron, ndryshojnë njerëzit”, – i thashë.

Njerëzit?”, më pyeti.

Anna, edhe të rriturit rriten, e di? Ti tani je një fëmijë i rritur, shtatë vjet më parë ishe një foshnjë e vogël. Kështu funksionon pak edhe për mamin dhe babin. Unë kur kam njohur mamin isha një njeri ndryshe, edhe ajo.

E rëndësishme është, që kur dy persona duhen, të ndryshojnë bashkë ose të respektojnë ndryshimet e tjetrit. Prindërit, me fëmijët e tyre, bëjnë këtë gjë, ndërsa mes tyre nuk ia dalin gjithmonë, prandaj dashuria për fëmijët është unike dhe nuk mbaron kurrë”, i thashë.

Po ti, kur njohe mamin, si e dije që ishte mami?”, më pyeti.

Nuk e dija”, i thashë.

Si e kuptove që kishe dëshirë ta doje?”, tha.

Atë, i thashë, e kuptova gati pas dhjetë minutash”.

Nga?” më tha.

Kur u takuam për herë të parë, ngriti flokët pas, lart kokës dhe bëri një topuz pa pasur llastik, thjesht duke i bërë nyje”, i thashë.

Dhe atëherë?” më tha.

Dhe atëherë kuptova që ajo kishtë shumë nevojë për një llastik, i thashë, dhe unë për flokët e saj.

Po ti e kishe, një llastik?” më tha.

Jo, i thashë, por kur mami e kuptoi këtë, kishte nisur të më donte.

Babi! Atëherë, e ke gënjyer”, më tha.

Ndoshta pak, por mami ishte e para që më bëri të kisha dëshirë të kërkoja një llastik, më kupton çfarë dua të them?”

Më pa për disa sekonda.

Merre babi, më tha, duke hequr llastikun që kishte në flokë, kështu ti dhe mami nuk do ndaheni.

Ajo qeshi.

Unë për fat po prisja qepët…