Vogëlushja kosovare që përloti botën shfaqet pas 20 vitesh

456
0

Një fotografi e publikuar në ballinën e gazetës më të madhe gjermane “Bild”, preku gjithë botën në vitin 1999, në kohën e luftës në Kosovë.

Bëhet fjalë për Albenitën, e cila tani ka mbushur 22-vjet. Afro 20 vjet më parë, babai i saj u qëllua për vdekje nga paramilitarët serbë, kurse për fatin e nënës nuk dihet edhe sot e kësaj dite.

Ishte vetëm tre vjeç, kur e gjithë bota shikoi foton me lot në sy të vogëlushes nga fshati Bukosh i Kosovës.

Mirëpo, pas 20 vitesh gazeta BILD ka intervistuar Albenitën, e cila së bashku me motrën tani jetojnë në Itali.

Dy motrat u vendosën atje në vitin 2003 pas vdekjes së gjyshes së tyre.