Çfarë po ndodhne Vlorë, gjenden tre makina ne mes te detit te bllokuara

707
0

Tre fuoristrada u gjeten të bllokuara në det në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Bëhet fjalë për një makinë Land Rover dhe dy të tjera Nissan.

Siç mund të shihni në pamjet më poshtë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Plazhit të ri”.

Dyshohet se tre mjetet kanë shkuar për të nxjerrë në breg një anije peshkimi dhe kanë ngecur në rërë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.