Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin tonë këtë të premte, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete. Rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në lëvizje.
Në qytetin e Vlorës, situata ishtë veçanërisht problematike. Pamjet tregojnë se uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit, duke krijuar sfida për drejtuesit e automjeteve dhe banorët lokalë.