Vlora ka kapitulluar?! Gazetarja tregon realitetin në pikun e sezonit: Kështu është kur e keni mendjen t’ia fusni turistit

795
0

Fotoja që shihini më sipër i përket plazhit të Vlorës mëngjesin e kësaj të enjteje. E ndërsa ndodhemi në pikun e sezonit turistik, pamja që na shfaqet nga jep mesazhin se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë me praninë e turistëve. Ka qene gazetarja Eglantina Nikollaj që ndodhet në Vlorë për pushime, e cila teksa ka postuar këtë foto, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

“Kështu është kur e keni mendjen vetem si e si t’ja fusni turistit. Ai vjen te shpenzoje dy leke qe mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep nje dhome sa nje qeli burgu per 70 euro e kusur, nje kokerr veze 5- 8 mije leke dhe nje peshk te qelbur rezervati 10 mije leke, por dhe 12 apo 15 mije. Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar. Pa piken e ndonje organizimi asgjekundi. Kurre se kam pare kaq bosh! Shezlonget jo nje e dy, por ne seri bosh.

Njerezit kane reflektuar se sjane idiote. Shkojne ne Mal te Zi, Turqi etj. Aty ku e dine se e vertet e shpenzojne lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap se paku. Se deti te shton dhe oreksin jo per gje”, shkruan ajo.