19.5 C
Tirana

Vjen përkrahja nga SHBA për studentët: Mos pranoni negociata, Rama shpër.doroi paratë për fasada e tendera!

Date:

Share:

Pas 8 ditësh protestë masive para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, studentët shqiptarë kanë mbështetje nga SHBA. Është ‘Rinia Shqiptare e SHBA’, e cila përmes një komunikate, ka mbështetur studentët, duke iu bërë thirrje që të qëndrojnë të fortë deri në fund për kërkesat e tyre dhe të mos pranojnë të negociojnë.

“I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm. Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje”, thuhet në komunikatë, ndërsa u bëhet thirrje studentëve, ndërsa i bëhet thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë biznes me studentët.

KOMUNIKATË MBI PROTESTËN NGA RINIA SHQIPTARE SHBA

Ne, si levizje rinore, shprehim hapur përkrahjen tonë me studentët në Shqipëri. E drejta e edukimit dhe e drejta e shëndetit, janë baza e njerëzisë dhe dy shtyllat kryesore të shoqërisë. Si të tilla, kanë nevojë për trajtim të veçantë. Shteti duhet të investojë sa më shumë në këto dy shtylla, për ta bërë vendin të jetueshëm. Kushdo që jeton këtu në Amerikë, e di shumë mirë, që edhe pse këto dy shtylla paguhen (shtrenjtë), prapësëprapë çalojnë dukshëm. Është llogjike përderisa, dija dhe shëndeti blihen me para, ajo fushë kthehet në biznes. Ndaj, mos bëni biznes me studentët. Dija as shitet, as blihet. Dhurohet!

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, që nëse pretendon se nuk e ka buxhetin për ta bërë arsimin falas, të kursejë nga paratë që shpërdoron për fasada dhe për tendera të panevojshëm. Studentët kanë të drejtë në ato që kërkojnë dhe kanë nevojë për mbështetje.

U bëjmë thirrje, gjithashtu, studentëve, të mos pranojnë ftesën për negociata. Kërkesat ua keni bërë të qarta. Nëse afroheni për negociata, ka rrezik t’ju manipulojnë, t’ju ofrojnë shpërblime në këmbim të qetësisë tuaj, t’ju përçajnë. Atyre u ngelet vetëm të pranojnë ose jo kërkesat tuaja.

Jemi me ju, jemi Rinia, e ardhmja. Pa ne, nuk ka zhvillim, nuk ka Bashkim Europian, nuk ka emancipim. Nëse ne nuk duam, nuk ndodh. Qëndroni të fortë, deri në fund! Për arsimin falas, për të drejtat e studentëve, për të drejtat njerëzore.

Stafi i Rinia Shqiptare në SHBA

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.